Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor që konkludoi në arrestimin e një 45-vjeçar nga Rrësheni, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë. Balla shkroi se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Reagimi:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit📍Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër, Korçë dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë.

Artikulli paraprakZBARDHEN RRETHANAT E KONFLIKTIT TË DITËS SË DJESHME QË U QËLLUA ME ARMË
Artikulli tjetërGJIN GJONI KRYETAR I RITHEMELIMIT TË PD LEZHË