Arrestimi i nje 62-vjeçari te henen nga Policia e Mirdites eshte i padrejte, pasi arma është gjetur në pyll dhe jo në banesen tij.Ky është pretendimi i familjareve të Gjergj Hiles nga Shëngjergji, i cili u prangos të hënën nga uniformat blu gjatë operacionit policor të koduar “Zona”. Djali i Gjergj Hilës thotë se arma e zjarrit kallashnikov është gjetur 100 metra larg shtëpisë dhe se ka dyshime se mund të jetë lënë aty nga përsona të tjere në bashkëpunim me policinë.

Vitor Hila akuzon policinë e Mirditës për veprime aspak profesionale dhe paralajmeron denoncim ndaj uniformave blu, ndërsa organeve të drejtesisë i kërkon të zbardhin rastin, pasi është i bindur se babai i tij është arrestuar padrejtesisht.

62-vjeçari Gjergj Hila u njoh të mërkuren me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, ku pavarësisht pretendimeve të tij dhe pales mbrojtëse u la në burg pa afat. Sipas njoftimit të policisë ai u prangos të hënën, pasi nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, blutë gjeten 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHISNIN KARTA SIM PA AUTORIZIM DHE DUKE FALSIFIKUAR TË DHËNAT, PROCEDOHEN 2 SHTETAS
Artikulli tjetërTREGTI ME VARRET NË LEZHË