Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar efektivët që u angazhuar në kapjen e autorit që i vuri flakët pyllit me pisha në Laç. Gjithashtu Rama bën thirrje që të raste të tilla të çohen pas hekurave dhe se përgjegjësit e këtyre krimeve duhet të ndëshkohen.

REAGIMI:

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg

Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre.

Artikulli paraprakPUKE/ NJË 46- VJEÇARË DYSHOHET SE KA DËMTUAR VETEN ME MJET PRERËS
Artikulli tjetërESCOBAR VIZITON SHKUPIN, NË FOKUS NDRYSHIMET KUSHTETUESE