Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi mbrëmjen e sotme për arrestimin e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë. Berisha tha se Beqaj u arrestua pse vodhi 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse vodhi 300 milionë euro nga shqiptarët

“Sot në një akt ndër më cinikët që mund të ekzistojë, në një akt dëshmie flagrante të kontrollit të plotë dhe total të Skrapit të partisë nga Edi Rama, në një akt të verbër dhe poshtërimi për shqiptarët, Damani i partisë, Zamani i partisë lëshoi urdhër-arresti për Ilir Beqën sepse ai ka vjedhur dhe shpërdoruar, ka blerë makinë, ka paguar dreka dhe darka te restoranti i vet me fondet e BE, në total 125 mijë euro.

Me këtë rast, ne duhet të falenderojmë BE-në për qëndrimin që mban ndaj hajdutëve të parave të tij. Ilir Beqaj arrestohet dhe është në qeli sonte pse ka vjedhur 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse ka vjedhur, ka shpërdoruar me Edi Ramën dhe bandat e tij, me korbën e korrupsionit, 300 milionë euro në 3 koncesionet e shëndetësisë që ka firmosur me dorën e tij të zezë”, shprehet Berisha.

Artikulli paraprakRRITET LËNIA E NËNSHTETËSISË/ 870 SHQIPTARË LANË PASAPORTËN
Artikulli tjetërAMERIKA E KA SHPALLUR ‘NON GRATA’, BERISHA E URON PËR DITËN E PAVARËSISË