Te gjithe ndoshta ashtu sic edhe mediat, kane pare jo me habi, lajmin e arrestimit te biznesmenit te ndertimit ne Shkoder Sait Fishta.
Lajmi qe fillimisht nisi me sekuestron e pallateve ne Velipoje, por me pas te dielen ne mbremjet, biznesmeni i njohur ne fushen e ndertimeve ne shkoder, do te arrestohej ne kryqytet. Megjithate, nje fakt te tille tashme e dine te gjithe. Sait Fishta eshte nje emer shume i njohur jo vetem si kampion kombetar ne mundje per 11 vite me radhe ne peshen e rende, por edhe si biznesmen e bamires ne Shkoder e Tirane. Fishta ka ndihmuar ne ndertimin e disa xhamive ne Shkoder e Tirane. Ai ka qene kandidat per deputet si perfaqesues i LSI-se ne Shkoder ne 2009, dhe i partise socialiste ne zgjedhjet e qershorit te 2013. Ndersa ne spotin e publikuar ne media ku kompania e Fishtes josh qytetaret per tu bere klient te investimeve te saj, thuhet qarte se leja per ndertimin e kompleksit turistik ne Velipoje, per te cilin Fishta eshte arrestuar, eshte miratuar nga Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Ne spot shfaqen pamje te mbledhjes se KKRRTSH-se kur eshte miratuar leja e ndertimit, po ashtu duket kryeministri Berisha, Ministri i Transporteve Olldashi dhe ne sfond, pas tyre shfaqet biznesmeni Sait Fishta. I permenda gjithe keto per te treguar se pavarsisht arrestimit te biznesmenit Fishta, askush nga “korifejte” e politikes shqiptare nuk mund ti ferkoje duart se nuk eshte i implikuar ne mardhenie direkte me kete biznesmen apo nuk ka perfituar ndoshta qindra milione leke sponsorizime ne fushatat zgjedhore nga kompanite e tij. Megjithate, ajo cfare shfaqet qarte eshte fakti se ky arrestim le shume vend per interpretime te ndryshme, qe nga goditja ndaj biznesit, apo edhe perfshirjen e politikes ne kete arrestim, ndaj nje personi, gje per te cilen e ndryshojne te gjithe, ka ndryshuar imazhin e Velipojes me ndertimin e atij kompleksi, qe jo pak here eshte bere pjese e sulmeve. Sait Fishta, ishte nder te paret ne tirane dhe ne Shkoder, qe nisi te ndertonte, me dy pallatet e para ne Shkoder, por edhe me te tjera ndertimi ne qytetin e shkodres, duke u bere nje nga bizneset me te medha te ndertimit me nje numer te madh te punonjesve qe sot ai i administron, ndersa sa i takon bamiresive, nuk eshte nevoja te flasim, sepse ate e din qytetaret e shkodres. Permendim keto fakte, duke kundershtuar arrestimin ne flagrance te nje personi qe nuk ka pasur probleme me ligjin, nderkohe qe sot po njolleset imazhi i nje biznesmeni te suksesshem