
Protesta masive dhe përplasje me policinë kanë nisur ditën e sotme në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Ekrem Imamoglu.
Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë.
Mësohet se jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.
Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.