Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela e lidhi arrestimin e botuesit Henri Çili me reformën në drejtësi.

Pas analizës së KLSH në Vlorë ku ishte i pranishëm, Çela është pyetur për padinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta në SPAK për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj por nuk ka preferuar të prononcohet duke thënë se nuk ka lidhje.

Sa i përket arrestimit të Çilit ai u mjaftua duke thënë se është “puna e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”.

Artikulli paraprakRAMA, GAZETARËVE: PRESIDENTIN JUA KAM LËNË JU, LUKS I MADH PËR MUA
Artikulli tjetërOPERACION NË 5 QARQE, KUSH JANË TË ARRESTUARIT