Ministri Lleshaj nga inspektimi ne doganen e Hanit te Hotit e cilesoi si gjest te ulet ngjarjen e abuzimit seksual te shefit te postes se policise te Fushe Arrezit i cili ne vitin 2015 kur ndodhi ngjarja e dyshuar ka qene inspektor ne policine e Shkodres.
Shefi i postes I.D po hetohet nga SHÇBA. Ministri Lleshaj tha se duhet qe te kemi nje qasje tjeter per policine pas ketyre rasteve. Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar me ekstrem penalitetet per kujdestaret.
Nuk eshte thjeshte ceshtje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqeror. Duhet te reagojme thelle si shoqeri. Denimi me vdekje i sterdiskutuar nuk ka kthim, eshte i pakthyeshem.
Kemi reaguar pas sinjalit te pare dhe nuk i dime detajet por do te marrin masat me te forta. Rreziku vjen shpesh per ata qe jane vendosur per te bere rojen, pra kujdestaret.
Ministri Lleshaj foli edhe per OFL duke thene se nuk eshte nje deshtim pasi rastet e kthyera mbrapsht nga SPAK jane kthyer per rivleresim. Edhe rastet ku mund te kete diçka per tu diskutuar mund te kthehen sepse ne nuk jemi per te bere gjueti shtrigash neper Shqiperi.
Brezit te ri dhe gjithe shoqerise duhet ti japim mesazhe qe krimi do te goditet dhe nuk do te kete vend. Pavaresisht se SPAK i kthen per arsye te ndryshme, paplotesim i ndonje dokumenti çeshtjet vazhdojne dhe do te perballen me gjykaten.
Ka edhe raste qe mund ti kene bere jo permes krimit dhe shume mire qe kthehen mbrapsht nese nuk e meritojne.