Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të shumëkërkuarit Elmir Tufa pasditen e sotme në Tiranë. Balla ka përgëzuar forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërsa shtoi se ‘nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësin.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot.

Artikulli paraprakSHKODËR, HUMB JETËN 58 VJEÇARI
Artikulli tjetërPRESIDENTJA OSMANI TAKOHET ME AMBASADORIN AMERIKAN, ZBARDHEN DISKUTIMET