SPAK ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.