Një në çdo 5 persona të arrestuar në Itali është shtetas i huaj dhe ndër ta në vend të parë renditen shqiptarët.

Policia italiane ka publikuar sot raportin mbi situatën e kriminalitetit në Itali për vitin 2018

Ndër 5173 persona të arrestuar gjatë vitit të shkuar 990 prej tyre janë shtetas të huaj.

Të parët në listë renditen shqiptarët, ndjekur nga nigerianët, marokenët e rumunët.

Raporti i policisë italiane bën një pasqyrim të situatës alarmante të kriminalitetit në Itali, sidomos për krimet e kryera nga emigrantët.

Ndër 990 shtetas të huaj të arrestuar më 2018, 214 janë shqiptarë, 202 nigerianë, 172 marokenë etj.

Krimet e kryera nga shqiptarët janë kryesisht trafiku i drogës, grabitje të dhunshme, tentativë vrasje, vrasje si edhe trafik e shfrytëzim prostitucioni.

Më 2018 janë arrestuar 1819 persona për trafik droge e ku 818 prej tyre janë shtetas të huaj.

Vetëm nga operacionet e policisë së shtetit janë sekuestruar rreth 1700 kg drogë

Gjithashtu viti 2018 shënohet nga një numër i lartë emigrantësh te riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës apo të dëbuar nga territori Italian.

Sipas policisë italiane më 2018 janë riatdhesuar 17.906 shtetas të huaj ku 7015 kanë marrë urdhër dekretin e dëbimit shumëvjeçarë nga Italia.

Gjithashtu në 2018 janë riatdhesuar 176 emigrantë të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare e të akuzuar për pjesëmarrje në organizata terroriste. Mes tyre disa janë shtetas shqiptarë.

Në vitit 2018 në Itali janë arrestuar 13 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 prej të cilëve renditen në listën e personave mjaft të rrezikshëm.

Viti 2018 ka shënuar gjithashtu një reduktim te fluksit te emigrantëve klandestinë ne Itali në krahasim me vitet e shkuara.

Artikulli paraprakKROACIA ‘AVOKATE’ E SHQIPËRISË: MBËSHTESIM INTEGRIMIN NË BE
Artikulli tjetërAMBASADORI I BE-SË: JO VETËM DREJTËSIA, DUHET TË REFORMONI EDHE ADMINISTRATËN