Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar në 48 orët e fundit , 9 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa patentë. Arrestimet u bënë gjatë fundjavës në kuadër të kontrolleve me me Drager e Radar.
“Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, tha policia. Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto: • 38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara. • 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur . • 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera. Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se: 26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l. Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që: • nuk përdorin rripin e sigurimit. • përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit • nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit • qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse • pa kontroll teknik të mjetit, Në këtë kuadër, janë vendosur : * 83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit * 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit * 55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse * 12 masa administrative për shkelje të semaforit * 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit * 2 masa administrative për gara shpejtësie * 7 masa administrative për xhama të errët * si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.
Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa. Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore, duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .