Autoritetet amerikane kanë arrestuar 11 mafioz shqiptar gjatë ditës së sotme. Operacioni u organizua njëkohësisht në New York, Staten, Brooklyn dhe New Yersey.Operacioni është organizuar rreth orës 06:00 të mëngjesit në bashkëpunim nga DEA, policia e New York-ut.
Të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe heroinë në New York dhe në shumë vende të tjera. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur për arsye se priten arrestime të tjera pasi dyshohet se grupi mafioz përbëhet nga shumë anëtarë.