Dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të koduar “ Akomoduesi 2” pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë. Mësohet se në pranga kanë rënë Idlir Dibra dhe Gege Nika. Ndërsa Blendi Gjylbegaj 41 vjeç drejtori i kësaj drejtorie është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Sipas policisë keta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumentave kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve u procedua pronari i hotelit shtetasi K. L. 27 vjeç, banues në Velipojë, për veprën penale “Fshehje e të Ardhurave”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. Vetëm pak ditë më parë policia gjatë operacionit “Akomoduesi1” vuri në pranga po dy inspektorë të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër për të cilët gjykata vendosi ti lirojë kundrejt garancisë pasurore

Artikulli paraprak“KONCERTET E VERËS” ÇEL SIPARIN E AKTIVITETEVE
Artikulli tjetërSHTËPIA E PARË E MODËS NË SHKODËR