Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy persona në kërkim. Efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: • Arben Jaku 38 vjeç, banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau Dejës. •Bledar Hoxhaj 27 vjeç, banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau Dejës. 1-Kapja dhe ndalimi i shtetasit Arben Jaku u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim Nr. 52 datë 23.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal . 2-Kapja dhe ndalimi i shtetasit Bledar Hoxhaj u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr. 850 datë 15.04.2014, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim ”, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal .

Artikulli paraprakTONIGHT – PROTESTA DHE DËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërNDOU: DOSJET E INVALIDËVE “PING-PONG” I INSTITUCIONEVE