2 persona kanë rënë në pranga dhe nje t5jetër është proceduar në gjendje të lirë në Lezhë pas një operacioni të Policisë. Bëhet me dije se në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar një mjet të dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.
Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka sekuestruar armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të dyshuara të vjedhura.