Arrestohen 2 të rinj, njëri ishte në kërkim tjetri me doza heroine

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, një i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit dhe plagosje, ndërsa tjetër u kap me dy doza heroine. Në pranga u vu Xhuljano Meta, 21 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Gjykata e rrethit Gjyqsorë Durrës, e ka denuar me 1 vit burgim për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, parashikuar nga Neni 297 i Kodit Penal. Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Ndërsa personi tjetër është Vilson Senija, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shoqëruar me Xhuljano Metën dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Heroinë”. Policia sqaron se shtetasi Xhuljano Meta, i’u dorzua Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Vilson Senija.

Artikulli paraprakPROKURORIA PËR KRIME TË RËNDA KA KONFISKUAR PASURI TË PALUAJTSHME ME VLERË 3 MILIONË EURO.
Artikulli tjetërDYSHIMET PËR PËRFSHIRJEN E UNIFORMAVE BLU NË NARKOTRAFIK PROKURORIA KËRKON KOMUNIKIMET E INTERFORCËS ME POLICINË