Tre persona janë arrestuar në Vlorë dhe Sarandë pasi akuzohen për vjedhje.
Sipas policisë në Vlorë u arrestuan shtetasit A. M., 32 vjeç dhe E. S., 27 vjeç, banues në Vlorë.
“Dy të arrestuarit ishin shpallur në kërkim pasi, më datë 19.07.2019, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se këna shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit H.S”, sqaron policia.
Po ashtu me akuzën e vjedhjes u arrestua në flagrancë një 32-vjeçar nga Ksamili.
“Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen nr.1 Sarandë, dyshohet ky shtetas ka tentuar të vjedhë motorin e markës “Skygo” në pronësi të shtetasit A. Z”, tha policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhja”.