Arrestohen 3 shqiptarë, grabisnin ar në shtëpitë italiane

 

Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e rreth 2 kg ar dhe sende të tjera me vlerë. 3 të arrestuarit janë Darjel Prushi, Xhoni Leka dhe Armando Dobrozi, të moshës mes 22 dhe 26 vjeç. Në banesën e tyre u gjetën bizhuteri, byzylykë, ora, varëse. Sipas mediave të cilat citojnë burime policore shqiptarët kanë kryer vjedhje në Reggio Emilia dhe Modena. Pas hetimeve një pjesë e sendeve që iu sekuestruan të rinjve iu është kthyer pronarëve. Një pjese e sendeve me vlerë që u gjetën në banesën e tyre ishte vjedhur gjatë kohës së festave të fundvitit.

Artikulli paraprakENCIKLOPEDIA MALAZEZE, MINISTRI DARMANOVIĆ: AKADEMIA TË REFLEKTOJË
Artikulli tjetërVRAU POLICIN, DEL NË GJYQ DAVID QOSJA. EKSPERTIZA: ESHTË NORMAL. QOSJA NUK SHFAQ PENDESË PËR VRASJEN