Një bandë shqiptarësh, të dyshuar për vjedhje në zonën e Osimo përfunduan në prangat e policisë italiane.
Tre shqiptarët janë ndaluar në Civitanova, ndërsa operacioni është drejtuar nga ana e mareshall Massimo Paoloni.Të arrestuar kanë përfunduar shqiptarët me inicialet K. G 33 vjeç, I. A 35 vjeç, L. L., 28 vjeç.

Të gjithë kishin precedentë të mëparshëm penalë, kurse dy prej tyre ishin dëbuar edhe nga Italia. Të arrestuarit dyshohen për një sërë vjedhjesh edhe në zonat e San Biagio, Aspio dhe Osimo Stazione. Hetimet po vazhdojnë edhe në këtë drejtim. Po ashtu, karabinierët kanë hapur hetim për veprën penale “vjedhje e rënduar”.

Tre hajdutët, ishin vendosur me banim në komunën e Porto Sant’Elpidio, ku ata kishin krijuar bazën e tyre logjistike, të specializuar në vjedhje të banesave. Hetimet nisën prej kohësh, ndërsa janë parë pamje filmike, por janë bërë edhe hetime pro-aktive.

Karabinierët kapën autorët me sende të vjedhura, si dhe sende të tjera, të cilat përdoreshin në grabitje.

Edhe banorët e zonës ishin ankuar, duke thënë se një grup personazh që ata nuk i kishin identifikuar dot, kishin kryer vjedhje të shumta në apartamente e vila.

Artikulli paraprakKONFLIKTI POLITIK, NEGOCIATAT DHE TËRMETI, RAMA: TRE MOMENTET PËR NJË FILLIM TË RI
Artikulli tjetërRRËMBIM PERSONI NË TIRANË, TELEFONATA ANONIME NGRE NË KËMBË POLICINË, DYSHOHET INFORMACION RREMË