Arrestohen 3 shqiptarët e rrezikshëm, pjesë e mafies italiane

Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme, 3 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një prej bandave më të rrezikshme, e cila ushtronte aktivitet të jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, banda ishte e strehuar në një apartament të një moshuari i cili kishte ndërruar jete por Shqiptarët e arrestuar janë Korkaj Eduard, 31-vjec, Anxhelo Malollari, 30-vjec, dhe Igli Malollari, 18-vjec, ndërsa veç tyre u arrestua edhe një italian, pjesë e një prej familjeve të botës së krimit, i lindur në Milano dhe kishte lidhje të forta me klanin e fuqishëm ‘Ndragetën Arena e Isola Capo Rizzuto”. Bëhet fjalë për Luigi Pompeo, 42-vjec, djali i Rocco Agostino Pompeo, i cili u arrestua nga policia në Bruzzano, në veri të Milanos, pasi ka qenë një nga tregtarët më të të drogës në këtë qytet.

Artikulli paraprakMARINARËT SHQIPTARË BLLOKOHEN BASHKE ME ANIJEN NË LIBI
Artikulli tjetërNGA JOSHJA TE KËRCËNIMET, DËNOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR I KOKAINËS