Nga shërbimet e Komisariatit të policisë Shkodër dhe Pukë , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

 

– Rozart Volaj , 23 vjeç, banues në Shkodër. 

– Astrit Dauti , 22 vjeç,  banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

-Marjan Ndoja , 18 vjeç,  banues në Durrës.

– Mark Qungeli , 21 vjeç,  banues në Durrës, i denuar me parë për vjedhje.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, kanë vjedhur disa kabinat në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së mënjëhershme të punonjësve të Policisë Shkodër, u bë e mundur gjetja dhe kapja e autorëve, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provave materiale të:-2 gr. material i dyshuar si Canabis Sattiva.-30 gram farë e dyshuar si lëndë narkotike Canabis Sattiva.  -13 copë aparate celulare të tipeve të ndryshme.-4 portofola me : 144 euro, 4560 lekë të reja dhe 11 dollarë amerikan.-1 orë dore-1 palë syze IPKO-1 maskë, 1 palë doreza llastiku, 1 barset, 1 çantë brezi, 2 karikuesa telefoni.- dorezë sporti, 1 kapele, 4 blloqe me vizatime tatuazhe, 1 shirit natriban, 1 zhvillues boje,1 ngjitëse e bardhë plastike, 1 boks i bardhë muzike dhe 1 palë syze dielli.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të « Vjedhje në bashkëpunim », dhe « Prodhim dhe mbajtje të lëndeve narktoke », parashikuar nga nent 134-25 dhe 283/a të Kodit Penal.

 

Artikulli paraprakPUKË, SEKUESTROHET ARSENAL ARMËSH
Artikulli tjetërFITON KUKËSI, MPOSHT MALAZEZËT NË SHTËPI