Policia italiane ka asgjësuar në Massa Carrara një bandë me 6 veta, 4 shqiptarë dhe dy italianë, të akuzuar si një bandë e strukturuar që transportonte kokainë dhe heroinë nga Belgjika në drejtim të Italisë.

Fillimisht, forcat e rendit u interesuan për bandën nga një hetim mbi shfrytëzimin e prostitucionit, ku njëri prej të arrestuarve ishte i përfshirë.

Operacioni i policisë, që ka zgjatur më shumë se një vit, quhej në kod “Ëhite Honey”, sepse një nga drejtuesit e grupit zyrtarisht kishte një aktivitet bletërritje, me dhjetëra koshere që janë kontrolluar sepse dyshohet se fshihnin në të vërtetë “mjaltin e bardhë”.

Sasia e konsiderueshme e materialeve të ambalazhimit për drogën si dhe kosheret bosh bëjnë të mendohet se 4 kilet e kokainës dhe heroinës së pastër të gjetur në një nga apartamentet në pronësi të bandës të jenë thjesht mbetjet e një sasie shumë më të madhe, tashmë të shpërndarë.

Artikulli paraprakPËSOI ÇARJE NË 1 NGA 10 GOMAT, AVIONI “BOEING 767-300ER” NË QIELL
Artikulli tjetërVRITEN NËNTË PERSONA NË NJË VEND VIDEO LOJËRASH, DISA PREJ TYRE FËMIJË