Arrestohen 4 shtetas për “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”
• Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, gjatë mbrëmjes së djeshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 1. A.N 53 vjeç, banues në fshatin Shelqet, bashkia Vaudejes 2. E.T 27 vjeç, banues në fshatin Kosmaç bashkia Vaudejes 3. S. B., 16 vjeç, banues në fshatin Mjede, bashkia Vaudejes 4. Xh.Rr 30 vjeç, banues në fshatin Rranza bashkia Vaudejes Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë gjatë mbrëmjes së premte pasi janë kapur në flagrancë nga efektivat e Policisë Rrugore Shkodër duke drejtuar mjetet pa lejedrejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal. Njëkohësisht nga ana e këtij Komisariati u bllokuan dhe 2 (dy) ciklomotorrë pa dokumentacionin e nevojshem për qarkullim dhe pa targa. Nga Shërbimet e Policise Rrugore janë këshilluar si dhe jane ndëshkuar 130 përdorues rruge për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Drejtoria Vendore Policisë Shkodër i’u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë Rregullat e Kodit Rrugor. Në vazhdimësi Shërbimet e Policisë do të intensifikojnë punën për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë përdoruesve të rrugës të cilët qarkullojnë me mjete në territorin e qarkut Shkodër në kundërshtim me rregulloren e qarkullimit rrugor.