Policia në Manastir të Maqedonisë ka njoftuar sot se ka paraqitur kallëzim penal kundër katër personave të mitur për shkak të dyshimeve se kanë hedhur kokteje të Molotovit në Muzen e Aflabetit të Shqipes.

Sipas policisë, tre të mitur nga Manastiri dhe një tjetër nga një vendbanim i afërt, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, në fillim të këtij muaji gjatë natës kanë hedhur kokteje të Molotiovit në këtë muze dhe janë përpjekur ta ndezin atë. Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur më shumë gjurmë dhe gjësende, në të cilat gjatë ekspertizës është gjetur ADN-ja e një të mituri, kundër të cilit është paraqitur padi penale.

Artikulli paraprakGJENERATA E RE E TERRORISTËVE NË GREQI
Artikulli tjetërDHJETËRA KALLËZIME PËR KORRUPSION NDAJ ZYRTARËVE TË SHTETIT