DERI TANI, 16 KOSOVARË TË VRARË NË LUFTËN NË SIRI DHE IRAK
40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të se henes, me dyshimin se kanë kryer “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues Dhe Sigurisë Së Republikës Së Kosovës”.

Njoftohet se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, si mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.Policia e Kosovës I ka marre në pyetje 40 të arrestuarit, të cilët dyshohen se kanë marr pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, ndërkohë qe aksioni për arrestimin e pjesëtarëve të ISIS’it do te vazhdoje. Nga 40 te arrestuarit, mosha mesatare e te cileve nuk I kalon 25 vjec, 11 janë nga Ferizaj, 8 nga Prishtina, 7 nga Gjilani, 5 nga Prizereni, 5 nga Mitrovica dhe 4 persona nga Peja.Nga konflikti ne Siri dhe Irak deri tani jane deklaruar te vrare 16 kosovare, ndersa Kuvendi I Kosoves ka miratuar ligjin për Ndalimin e Pjesëmarrjes në Konflikte të Armatosura jashtë vendit, I cili parashikon 3-15 vjet burg per shkelesit e ligjit.Nderkaq, operacionin Policise, e ka pershendetur Presidentja e Republikes, Atifete Jahjaga, si dhe qeveria e Republikes se Kosoves.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/7hQ2-vx2efw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPLAGOSJA TEK KALAJA, ZBARDHEN DETAJET
Artikulli tjetërARSENAL FITON SUPERKUPËN