Policia e Ukrainës i ka arrestuar 43 aktivistë të cilët e kanë bllokuar tregtinë me pjesën lindore të këtij vendi, që është nën kontroll të separatistëve të mbrështetur nga Rusia, kanë thënë mbrëmë vonë zyrtarët dhe aktivistët.
Bllokada nga nacionalistët ukrainas dhe ligjvënësit opozitarë ukrainas ka filluar në muajin janar dhe kryesisht e ka shkatërruar transportin hekurudhor të thëngjillit në pjesën lindore, që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike në centralet e Ukrainës në pjesën perëndimore. Aktivistët thonë se me shitjen e thëngjillit po financohet lufta e separatistëve kundër qeverisë. “Policia e ka shpërndarë bllokadën…ata i kanë rrahur dhe arrestuar njerëzit që merrnin pjesë”, kanë shkruar aktivistët në rrjetin Facebook.