Arrestohen 5 menaxherë të hoteleve, trafikonin emigrantë shqiptarë në Britani

Pesë menaxherë hotelesh francezë janë arrestuar pasi i përkasin një rrjeti kontrabandistësh që trafikonte shqiptarë për në Britani të Madhe. Menaxherët e hoteleve u prangosën gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në qytetin port Calais. Sipas policisë franceze, emigrantët ilegalë shqiptarë strehoheshin në disa hotele dhe më pas niseshin në mënyrë ilegale drejt Anglisë. Menaxherët e hoteleve ishin bashkëpunëtorë të kontrabandistëve që trafikonin shqiptarë. Rrjeti i trafikantëve garantonte kalimin në mënyrë ilegale drejt Britanisë kundrejt një tarife prej 5 mijë Euro deri në 10 mijë Euro. Të arrestuarit do të dalin para gjykatës ditën e premte.

Artikulli paraprakS’GJENDEN INVESTITORË,DËSHTOJNË ZONAT INDUSTRIALE KOPLIK E SPITALLË
Artikulli tjetërTRANSFEROHET NGA PUNA,INFERMIERJA E QSUT-SË TENTON VETËVRASJEN ME MORFINË