5 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës dhe të Sarandës gjatë 24 orëve të fundit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga pesë të arrestuarit rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” ndërsa të tjerët nuk janë të skeduar nga policia më parë. I shpalluri në kërkim që u arrestua është G.S 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

I arrestuari i dytë është H. B., 56 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë kanabisi.

I arrestuari i tretë është A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

I arrestuari i katërt është E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

Ndërsa i pesti që është arrestuar është M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë.

Artikulli paraprakEKZEKUTOHET I RIU SHQIPTAR NË ATHINË, E QËLLUAN MBRAPA KRAHËVE DHE E LANË NË RRUGË
Artikulli tjetërTENTOI TË GRABISTE NJË BANESË DHE U LARGUA ME BIÇIKLETË, ARRESTOHET 56-VJEÇARI