Dy gra dhe tre burra, të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë.

Mediet italiane shkruajnë se banda ishte e specializuar në vjedhjet e dyqaneve të H&M dhe kryente gjithashtu dhjetëra vjedhje në ditë.

Grupi udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas ktheheshin sërish në Shqipëri. Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 8 mijë euro të ardhura nga vjedhja.

Hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që mund të kishte destinacionin jashtë Italisë po vazhdojnë shkruan Ansa.

Artikulli paraprakSHKENCËTARËT: VARIANTET E REJA KANË KUFI, POR NUK DIHET FUNDI
Artikulli tjetër100 DITËT E PARA TË MANDATIT TË TRETË, RAMA MBLEDH KABINETIN, MINISTRAT NË ‘SITË’ PËR PUNËT E BËRA