Policia turke ka arrestuar 75 të dyshuar si militant të ISIS, shumë prej të cilëve të huaj, në një ndërhyrje të shpejtë në Ankara dhe Stamboll, u kapën duke përgatitur sulme për fundvit. Materiali i sekuestruar në operacion tregoi se disa prej tyre tashmë i kishin identifikuar vendet ku do të vendoseshin.

Vitin e kaluar, në natën midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit, një i armatosur qëlloi në një klub të Stambollit duke vrarë 39 njerëz. Dyzet e gjashtë vetë, përfshirë 43 shtetas të huaj u arrestuan në Stamboll dhe 29 të tjerët në Ankara. Shumica e të huajve u arrestuan në kryeqytetin turk. Në operacionin e ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë pjesë rreth 500 efektivë të policisë të cilët kishte dhe 17 mandate të tjera arresti.

Të enjten, 38 anëtarë të tjerë të dyshuar të shtetit islam, ishin arrestuar nga anti-terrori në krahinën veriperëndimore të Bursa-s, ndërsa masat e sigurisë po forcohen. Turqia do të dyfishojë numrin e policëve në detyrë në Stamboll në 37,000 dhe do të anulojë ose ndalojë festimet publike në prag të Vitit të Ri në rrethet kryesore të qytetit për arsye sigurie.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I RËNDË, GRUAJA NË LUFTË ME VDEKJEN
Artikulli tjetërPLUMB DREJT MAKINËS,NUK DIHET AUTORI