Hetuesit rusë kanë thënë se kanë bastisur një apertament në Shën Petersburg, ku një numër i paspecifikuar i shtetasve të Azisë Qendrore, raportohet se kanë qenë në kontakt me sulmuesin kryesor të metrosë, Akbarjon Jalilov.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues rus, Svetlana Petronko, ka njoftuar se 6 persona janë arrestuar në Shën Petersburg dhe 2 të tjerë në Moskë, nën dyshimin se kanë lidhje me sulmin e 3 prillit, ku u vranë 14 persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar vetëvrasës. Emrat dhe kombësia e të arrestuarve nuk janë bërë publike. Në deklaratën e Komitetit, thuhet se forcat e sigurisë kanë bastisur një apartament në Shën Petersburg, ku kanë gjetur një bombë, armë zjarri dhe municion. Bomba thuhet se është “identike” me atë që është gjetur në stacionin e metrosë Ploshchat Vosstania, një ditë pas sulmit vdekjeprurës. Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në metronë në Shën Petersburg

Artikulli paraprakSHBA SULMON ME RAKETA SIRINË
Artikulli tjetërNATO ULTIMATUM SHKUPIT, JA POROSIA DREJTUAR IVANOVIT