At e bir punonin në një ofiçinë sekrete, ku merrnin motorë dhe pjesë nga makina jo të shtrenjta amerikane, si Chevrolet dhe Cadillac, dhe pastaj i montonin në trupa të falsifikuar makinash luksoze italiane, Ferrari dhe Lamborghini.

Ngjarja ndodhi në shtetin Santa Katarina të Brazilit, ku policia sekuestroi tetë makina të rreme luksoze, të gjitha në faza të ndryshme të montimit.

Makinat shiteshin në rrjete shoqërore për 45 mijë deri në 60 mijë dollarë, një pjesë e vogël e çmimit real të makinave. Bastisja u zhvillua pas një ankese të bërë në polici nga kompanitë italiane.

Artikulli paraprakBASHA NË VIENË: NDAMË SHQETËSIMIN PËR KRIZËN ME PËRFAQËSUESIT E LARTË TË OSBE
Artikulli tjetërPOLICIA AKSION ‘BLIC’ PËR KANABIS NË KJO DHE NE ZONEN KU U MODIFIKUA FURGONI PËR GRABITJEN NË RINAS