Policia e sarandës ka arrestuar dy të rinj që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një shtëpi. Ata janë banorë të qytetit, Armir Çarçani, 22 vjeç dhe Llambro Prifti, 20 vjeç
Së bashku, gjatë natës që shkoi, në lagjen “Nr.4”, kanë vjedhur shtëpinë e N.Sh; kanë marrë dy televizorë plazma. Policia ka ushtruar kontroll në mjetin “Volkswagen” të Çarçanit, ku kanë gjetur një pistoletë sportive/manovre, thikë, shkopa gome etj, sende të cilat dyshohen se autorët i kanë përdorur për vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.
Po vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të kenë kryer. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.