Arrestohen dy shqiptarë,kapen me më shumë se 300 kg kanabis

Dy shtetas shqiptarë, janë arrestuar në afërsi të qytetit të Kozanit, në Greqinë veriore, për transportimin e një sasie të madhe droge. Sipas komunikatës së policisë, gjithçka nisi të enjten paradite (14 qershor), kur në zonën e Kosturit u diktuan dy makina që u perceptuan si të dyshimta. Pas një operacioni të koordinuar, policia i ndaloi të dy mjetet në afërsi të Kozanit. Në furgonin e parë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 33 vjeç, u gjetën 10 thasë që kishin brenda 20 pako me kanabis. Pas peshimit, rezultoi se sasia e përgjithshme ishte 304,6 kilogramë. Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit tjetër, një 24 vjeçar po nga Shqipëria, që kishte rolin e pararojës. Përveç drogës u sekuestruan 200 euro, 16 dollarë amerikanë dhe 10 paund. U sekuestruan gjithashtu dy automjetet dhe tre telefona celularë. Shërbimi anti-drogë po vazhdon hetimet për të heshur dritë mbi destinacionin e kanabisit dhe persona gtë tjerë që mund të implikohen në këtë trafik. Ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen brenda ditës në prokurorinë e Kosturit.

Artikulli paraprakU SHKARKUA SE ISHTE I DEHUR, EMËROHET KREU I RI I RENEA-S
Artikulli tjetërDËNOHET BOSI I DROGËS QË FURNIZOHEJ NGA MAFIA SHQIPTARE