Dy shqiptarë cilësohen si ‘baronë’ të drogës në Angli. Ata dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në një fabrikë, e cila ka arritur të prodhojë drogë deri në 750 mijë paund.
Mediet britanike shkruajnë se shqiptarët janë Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç.
Oshafi ka pranuar veprën penale dhe ka shfaqur pendesë në seancën gjyqësore. Fabrika e kanabisit është zbuluar të preemten, ku me anë të energjisë elektrike prodhohej drogë. Në këtë godinë ndodheshin pajisje të shumta që prodhonin drogë.
Prokurori Jeremy Oliver ka thënë se në këtë godinë ndodheshin 963 bimë kanabis, me një vlerë që mendohet se është 250 mijë paund deri në 750 mijë paund britanik.
Avokatja e Oshafit ka thënë se ata ishin vetëm ‘kopështarë’ dhe jo ‘kokë’ siç pretendojnë autoritetet angleze.
“Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”, ka thënë avokatja e shqiptarit.
Dy shqiptarët pritet të marrin vendimin për dënimin e tyre nga gjykata në 23 nëntor.