Policia e Shkodrës vijon punën normalisht dhe mësohet se kanë rënë në prangat e policisë dy shtetas.

Është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 31 vjeç, banues në Postribë, pasi në aksin rrugor Ura – Xhabije, u konstatua  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar një të moshuar i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I VIKTIMAVE NGA COVID-19 NË VENDIN TONË, 5 TË VDEKUR DHE 1079 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër‘BUM’ RASTESH NGA COVID-I NË BRITANINË E MADHE, 38.975 INFEKTIME DHE 191 VIKTIMA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT