Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Tiranës ku janë vënë në pranga 2 persona si dhe janë sekuestruar 3.9 kg heroinë, gati për t’u shpërndarë. Të arrestuarit janë Donald Llupo 18 vjeç dhe Klajdi Balla 23 vjeç, të dy nga Berati, por banues në Tiranë.

Gjithashtu atyre u është sekuestruar edhe një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj. Operacioni është zhvilluar gjatë orëve të natës pranë stadiumit Dinamo, po ashtu përveç të arrestuarve janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Policia thekson se operacioni është zhvilluar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe gjatë kontrollit të në një çantë krahu që mbante Balla, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës ishte heroina.

Nga kontrolli i banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë dhe pjesa tjetër e heroinës.

Operacioni ka vijuar me kapjen Donald Llupos, pasi gjatë kontrollit iu gjet një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues dhe heroinë.

Artikulli paraprakPOLICIA SKUNDER GJYKATËS: LIROI DHE U DHA PAFAJËSI FLORENC ÇAPJES DHE SUEL ÇELËS, DY DREJTUES GRUPESH KRIMINALE
Artikulli tjetërKOSOVE :DY TË DYSHUAR PËR VRASJEN E OLIVER IVANOVIQIT