Dy të rinj në qytetin e Vlorës janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke drejtuar mjetet e tyre në mënyrë të parregullt. Policia bën me dje se dy të arrestuarit janë të moshës 19 ¬vjeçeare dhe kanë thyer rregullat e qarkullimit.
Arrestohen dy shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt! Policia ka arrestuar shtetasit : Bajram.Q., 19 vjeç, banues në Vlorë, Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në lagjen “24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse. Fatjon.L., 19 vjeç, banues në Vlorë, Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet policore në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar mjetin ciklomotorr të pa pajisur me targa dhe dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.