Janë ndalur nga policia e Fierit 2 shtetas i shapllur në kërkim. Njëri i akuzuar dhe dënuar për dhunë në familje dhe tjetri për mashtrim.Në njoftimin e policsië së këtij qyteti thuhet se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:1.Aglin Kadhaj, 32 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, paeashikuar ng Neni 143/1 i Kodit Penal.2. Aleko Braka, 51 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje”dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parshikuar nga Nenet 130/4 dhe 321/2 të Kodit Penal.