Arrestohen dy vëllezër shqiptarë të lidhur fort me botën e drogës.
Të rinj në moshë, por me lidhje të forta në botën e drogën. Kështu e i ka cilësuar media italiane, dy shqiptarët e arrestuar së fundmi në Itali, në Raguza. Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptar Ardi e Dragan Hasanaj, 18 vjeç i pari dhe 23 vjeç; i dyti, me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin e më shumë se kg marihuanë dhe kokainë. Efektivët e seksionit të Narkotikëve të Skudrës së Ndërhyrjes së Shepjtë këtë herë e kryen operacionin në terminalin e autobuzëve duke vlerësuar faktin se ndërmjet blerësve të rinj qarkullonte thasheshemi se kishte marihuanë dhe që korrieri aty mund të vinte nga momenti në moment, siç kishte ndodhur shpesh në të kaluarën.