Arrestohen dy “xhepistet” ,tmerr i pasagjereve ne urban dhe klienteve ne lokale

Dy vajza të reja janë arrestuar nga Policia e Kryeqytetit. Ato ishin kthyer në tmerrin e pasagjerëve në urban, por edhe të klientëve në lokale, pasi vidhinin telefona, portofol dhe aksesorë të tjerë. E.L 18 vjeç dhe A.B 19 kryenin vjedhje duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën sipas Policisë së Tiranës. Dy të rejat duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën grabisnin të moshuarit apo pasagjerët që ishin të pavëmendshëm. Gjithashtu ato vidhin në lokale telefonat që ishin në karikim apo portofolat nga xhepat e palltove. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës njëra prej vajzave ruante klinetët dhe pasagjerët, ndërsa tjetra kryente grabitjet. Policia e kryeqytetit thotë se ka arritur të dokumentojë disa prej grabitjeve që kanë bërë dy të rejat E.L dhe A.B

Artikulli paraprakVDES PAPRITUR AMBASADORI I RUSISË NË OKB
Artikulli tjetërDEPUTETJA JOZEFINA TOPALLI I BASHKOHET PROTESTËS, SHKON NË ÇADRËN E OPOZITËS