Policia ka arrestuar një hajdut dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Brenda një nate kanë thyer xhamat e 6 makinave në zonën e Kombinatit. Në pranga ka rënë Flogert Hasa, ndërsa në kërkim është 24 vjecari me iniciale P.A.

Më datë 24 janar, ora 03.00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Kombinat, këta dy shtetas dyshohet se kanë thyer xhamat e 6 automjeteve, si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona). Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autorë të ngjarjes të ndodhur më datë 11.01.2018, në rrugën ”Foto Xhevella”, ku kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë vjedhur kasetofonin dhe baterinë. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohen se mund të kënë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 134 -25 dhe 150 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakBANESAT E AGOLLIT E KADARESE DO KTHEHEN NE MUZE
Artikulli tjetërRAMA TAKON PRESIDENTIN SERB: FOLËM PËR DIALOGUN ME KOSOVËN