Goditet një tjetër rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
Arrestohen 4 shtetas të dyshuar Më datë 13.10.2016 specialistët e sektorit të krimit ekonomik e financiar në D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast. Shtetasit e arrestuar janë: -Gjin Filipi, 55 vjeç, banues në Pukë, (shef seksioni i pyjeve në bashkinë Pukë) -Astrit Hyseni, 42 vjeç, banues në Pukë, (specialist pyjesh në bashkinë Pukë) -Enver Laçi, 37 vjeç, banues në Pukë, (specialist pyjesh në bashkinë Pukë) -Frrok Gjoka, 59 vjeç, banues në Pukë Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke autorizuar në mënyrë të paligjshme prerjen e një sipërfaqe prej 3000 metër katërore në ekonominë pyjore Krrab – Bushat administratorit të subjektit “Gjoka shpk” shtetasit Frrok Gjoka. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Shërdorim detyre” në ngarkim të shtetasve Gjin Filipi, Astrit Hyseni dhe Enver Laçi dhe veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të shtetasit Frrok Gjoka parashikuar nga nenet 248 e 205 të Kodit Penal. Ju bëjmë me dije se nga shërbimet e D.V.P Shkodër do vijojë puna me intensitet e angazhim në mënyrë të pandërprerë me qëllim parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe vënien para përgjegjsisë penale të autorëve të këtij aktiviteti.