1. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër , u bë arrestimi në flagrance i shtetasit:

– Valentin Përzefi, 18 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lulishtja tek dollari përballë kishes Ortodokse, lagje Vasil Shanto Shkodër, është kapur në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me një qese platike e tejdukshme, që e mbante në dorë, brenda të cilës kishte material bimor ngjyrë jeshile në gjendje të thatë në formë boqeje me arome dhe karakteristika si ajo e lendes narkotike Kanabis Sattiva, ku pas peshimit rezultoj 3.2 gram. Gjithashtu po në vijim të planit operacional u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Armedin Mehmeti, 21 vjeç, banues në fshatin “Shtoj i Vjeter”Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi: nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vendin e quajtur Rruga e Shirokes është kapur në flagrancë në automjetin tip Golf me targë AA419 GE i cili po udhtonte si pasagjer ku nga kontrolli fizik i tij i është gjetur në xhepin e patollonave një paketë cigaresh ”Slims” brenda të cilës kishte material bimor në formë boçeje, me ngjyrë dhe ere karakteristike si ajo e lëndes narkotike kanabis Sativa, ku pas peshimit rezultoj 6.4 gram.
Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale të « Prodhim dhe shitja e narkotikëve » neni 283 i Kodit Penal
– 2. Filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :
– I. SH. 30 vjeç, banues në Shkodër.
– E. B. 26 vjeç, banues në Shkodër.
– A. D. 46 vjeç, banues në Shkodër.
Për këto shtetas dyshohet se në kundërshtim me ligjin kanë miratuar për legalizim një objekt informal në lagjen « Partizani » qyteti Shkodër, i cili nuk plotësonte kushtet ligjore për legalizim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakLIVING – 14.11.2015
Artikulli tjetërSULMET TRAGJIKE NË FRANCË, REAGON PRESIDENTI I SHBA OBAMA