Sekuestrohen drogë dhe armë. Sekuestrohet një pistoletë dhe 36 doza lëndë narkotike. Arrestohen në flagrancë dy poseduesit e armës dhe drogës.
Nga shërbimet e Komisariatit së Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-Gëzim Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër.
-Sokol Bajraktari, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në një ambient në pronësi të tyre, nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
1 armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “GAP Kol 8 mm K made in Italy”,
36 qese farmaceutike të mbushura me 49.8 gr. lëndë narkotike e llojit Mariuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 283 /2 dhe 278 të Kodit Penal.