1.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder , u bë arrestimi në flagrance i shtetasit: -Petrit Kolndreu 39 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë me një thikë në lagjen Tre Heronjt Shkoder. Materialet i kaluan Prokurororisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Prodhimi dhe mbajtja e armëve të ftohta ” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
2. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – Ardi Simoni, 42 vjeç, banues në Vau Dejes bashkia Vau Dejes Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Baçallek – Shkoder, Vendi Xhabiej, qyteti Shkoder, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur autoveturen tip Volksvagen me targa AA 939 FN. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
3. Agostin Zekaj, 50 vjeç, , banues në fshatin Kalldrun, Qendër Koplik Malësi e Madhe. Arrestimi i tij u bë sepse ky shtetas duke drejtuar motorçikleten tip Yamaha pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi, në segmentin rrugorë Koplik – Kaldrunë, vendi në lagjen “Mehaj”, Koplik, si rezultat i humbjes së kontrollit gjatë drejtimit të mjetit është përplasur me murin rrethues të banesës së shtetasit A. C., për pasoje është dëmtuar vete drejtuesi i motorrçikletes i cili ndodhet në Reaminacionin e spitalit Shkoder, jashte rrezikut për jeten. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.