Mediat lokale italiane të qytetit të Xhenovas informojnë sot se policia italiane ka ndaluar në aeroportin Kristofor Kolombi të këtij qyteti 2 shtetasit shqiptarë Edvin Rapo 30 vjeç dhe Erald Hoxha 26 vjeç.

Dy të rinjtë me karta identiteti të falsifikuara greke po përpiqeshin të udhëtonin drejt Londrës. Sipas policisë italiane ata ishin të veshur mirë, pa bagazhe e me 500 euro në portofol. Dy shqiptarët kishin mbërritur në Xhenova një ditë më parë me pasaportat e tyre shqiptare e një ditë më pas me karta identiteti greke të falsifikuara po përpiqeshin të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe. Ata janë arrestuar me akuzën e dhunimit të normativës së antiterrorizmit për dokumenta të falsifikuara. Sipas hetimeve të para të autoriteteve italiane të koordinuara nga Stefano Puppo, dy shqiptarët janë përdorur ose po eksperimentonin mbi masat e sigurisë në aeroportin e Xhenovas.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT TË PARËT NË LISTËN E AZILKËRKUESVE NË FRANCË, LËMË PAS SIRIANËT
Artikulli tjetër“AKADEMIA SHKODRA 2006” MERR SI DHURATË PËR FUNDVIT NJË FTESË TË VEÇANTË