Dy shqiptare, nënë e bijë, u arrestuan nga karabinierët italianë, pasi u kapën me mallra të vjedhura në Imola.
Gruaja 53-vjeçare dhe vajza e saj 27 vjeçe u arrestuan për vjedhje, ndërsa bashkëshorti i saj u raportua për të njëjtën vepër.
Gjithçka ndodhi të shtunën pasdite pasi roja e një supermarketi u përpoq t’i ndalonte, por pa sukses. Karabinierët u thirrën menjëherë duke arrestuar dy gratë. Në çantat e tyre ata kishin “mbërthyer” produkte prej 150 eurosh.
Karabinierët ushtruan kontrolle edhe në makinën që i priste jashtë, e drejtuar nga një 55-vjeçar shqiptar. Kërkimi çoi në zbulimin e mallrave të tjera të vjedhura me vlerë 1,200 euro.
Të dy gratë janë “izoluar” mbyllur në arrest shtëpiak në Faenza (RA), ku edhe jetojnë.