Disa zjarrvënës janë arrestuar nga policia në Fier, për vatra të shfaqura gjatë 24 orëve të fundit.
Tre persona u arrestuan në fshatin Kreshpan, ku teksa pastronin parcelat e tyre me ullinj u kanë vënë zjarrin sipërfaqeve me shkurre dhe barishte.
Flakët kanë dalë jashtë kontrolli për shkak të erës së fortë, duke djegur 99 rrënjë ullinj.
Një tjetër person u arrestuan në fshatin Darzezë, pasi pranë stallës së tij u ka vënë zjarrin kallamishteve të kanalit kullues.
Era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe pyjore me pisha.
Ndërsa në Dukas të Patosit janë arrestuar dy banorë, që në përpjekje për të hapur kullotë duke djegur shkurre, kanë djegur 60 rrënjë ullinj në pronësi të dy bashkëfshatarëve të tyre.